
Në tregun shqiptar është hedhur mish pule i kontaminuar me salmonelë në një sasi të konsiderueshme nga kompania Dimal, ndërsa konsumatorët u njoftua publikisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 1 javë pasi kishte marrë në dorë analizat me prani salmonele, dhe filetot e rrezikshme për shëndetin ishin shpërndarë për konsum nëpër markete.
Rushan Vrapi, mjek veteriner tha në studion e MCN Live se kontejneri me mishin e pulës të kontaminuar me salmonelën typhimurium nuk duhet të kishte dalë fare nga dogane dhe të ishte asgjësuar menjëherë. Sipas Vrapit qytetarët duhet të jenë të shqetësuar për këtë lajm pasi faktet janë me të vërtetët tronditëse.
Lajmi është vërtetë tronditës. Qytetarët duhet të shqetësohen. Nuk mundet që në një shtet normal ku ka institucione, ku ka autoritete siç është AKU të ndodhin problematika të tilla. Si rregull nuk duhet të ndodhte.
Kontejneri në fjalë nuk duhet të kishte dalë nga dogana. AKU në protokollin e tij për kontrollin e produkteve me origjinë shtazore si mishi, vezët etj, ka një protokoll standard, kur produktet hyjnë në doganë pak rëndësi ka kush është distributori që i fut se distributori nuk është personi adekuat që vendos një produkt do të shkojë për konsum apo jo. Për këtë janë autoritetet dhe autoritetet kanë masa dhe protokolle.
Kemi një problem që një kontejner me 27 tonë, një prej partive të këtij kontejneri ka dalë pozitiv për salmonelën typhimurium, një parti prej 7 tonësh. Sipas protokollit që ka AKU-ja, kur një kontejner del pozitiv për një nga patogjenët siç është salmonela që nuk tolerohet fare. Nëse një vezë, apo produkt tjetër arrin të izolohet një salmonelë ku lloj produkti duhet asgjësuar.



