Kim dhe Soreca takim me Celibashin: Të hetohen krimet zgjedhore dhe blerja e votës

Kim dhe Soreca takim me Celibashin: Të hetohen krimet zgjedhore dhe blerja e votës

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, së bashku me shefin e diplomacisë së BE, Luigi Soreca, zhvilluan ditën e sotme një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane, thuhet se Kim dhe Soreca kanë nënvizuar faktin se është përgjegjësi e institucioneve për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it.

Ata kanë theksuar se autoritetet duhet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore.

“Ambasadorja Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian Soreca, u takuan me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ. Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it.

Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht”, njofton ambasada e SHBA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy