
Matteo Salvini si Hitleri. Një fotomontazh në bardh e zi e shfaq ministrin e Brendshëm të Italisë si udhëheqësin nazist.
Me veshjen tipike dhe simbolin e Lega-s në vend të kryqit të thyer fashist, portreti i liderit të partisë së ekstremit të djathtë është shfaqur në muret e Milanos.
Nuk u desh shumë kohë të gjendej autori. Ai është milanezi Beast, artist rruge i njohur për fotomontazhet me temë politike.
Edhe pse është hequr nga policia brenda pak orëve, kalimtarët kanë gjetur rastin të bëjnë disa foto.



