Rikonfirmimi i Berishës/ Kume: Nga 44 mijë vota të Rithemelimit në 37 mijë në referendum, tregues se PD po tkurret (VIDEO)

Rikonfirmimi i Berishës/ Kume: Nga 44 mijë vota të Rithemelimit në 37 mijë në referendum, tregues se PD po tkurret (VIDEO)

 

Sali Berisha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike me mbi 37 mijë vota pro.

 

Në një analizë për “MCN Live”, gazetari i politikës Mriglen Kume vlerëson se tkurrja nga 44 mijë vota të Rithemelimit në 37 mijë vota në referendum është tregues se PD po zvogëlohet.

 

Berisha hyri në garë dhe u vetëkonfirmua, ndërsa procesi u zhvillua pa pjesëmarrjen e katër kandidatëve të tjerë që ishin përjashtuar.

 

Kur Berisha u rikthye në krye të PD-së me referendum, mori 44 mijë vota, ndërsa tani 37 mijë. Këtu ka hapësirë për analizë. 

 

 

Sipas tij, kjo rënie nuk lidhet vetëm me tkurrjen e Rithemelimit, por edhe me mungesën e një pjese tjetër të elektoratit demokrat që më herët ka marrë pjesë në procese të ndryshme brenda partisë.

 

 

Duke e krahasuar me vitet e mëparshme, kur PD kishte rreth 100 mijë anëtarë në 2017 dhe mbi 51 mijë së fundmi, vihet re një trend i qartë rënës.

 

PD rezulton e tkurrur jo vetëm në vota, por edhe në anëtarësi. 

 Duket qartë se PD po zvogëlohet në vijim. 

Partia duhet të hapet dhe të zgjerohet për t’u bërë një alternativë qeverisëse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy