Koncerti veror i pianos në Liceun Artistik, talentet e vegjël rrëfejnë sukseset

Koncerti veror i pianos në Liceun Artistik, talentet e vegjël rrëfejnë sukseset

Një koncerti veror i pianos i mbajtur në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik bëri bashkë artistë të vegjël.

Brisa dhe Hera Shameti janë dy motra që luajnë piano që në moshë të vogël njëra 4 vjeç dhe tjetra në klasë të parë.

Fillimisht ka qenë mami që na ka shtyrë dhe ka qenë iniciatorja por më pas dhe dëshira jonë për ta vazhduar.

Mendoj që tingulli që përcjell, emocioni që të jep kur luan dhe emocioni që të jep për ti shfaqur ato e bënë të bukur këtë instrument.

Kemi shkuar në shumë konkurse të ndryshme që të vogla, kemi shumë çmime nga i pari te i treti, ky i fundit na mërzit pak, por e marrim si një shtysë për të vazhduar përpara.

Drupal Ad

Aleksia Hysko rrëfeu për emisionin “Zgjohu me MCN” se që e vogël e ka pëlqyer pianon si instrument, por se në të ardhmen synon të bëhet mjeke.

Ndërsa një tjetër talent është dhe Erta Januzi 15 vjeç e cila e studion kanton prej 5 vitesh.

Më pëlqen shumë muzika e kam pasion dhe piano më ka përmirësuar në teknikë dhe përcjelljen e emocionit.

Vendi ynë ka talente të shumtë nga të gjitha moshat prandaj mesazhi im është që ta ushtrojnë atë sepse mund të kthehet e ardhmja e tyre.

Eksperienca e “Gjeniut të vogël” do mbetet një nga eksperiencat më të bukura për mua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy