Surpriza e radhës në politikën shqiptare, pas Metës Kokëdhima kokë më kokë me Bashën

Surpriza e radhës në politikën shqiptare, pas Metës Kokëdhima kokë më kokë me Bashën

Ish-­deputeti socialist, aktualisht kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Kokëdhima, një nga kritikët dhe akuzuesit e ashpër të kryeministrit Rama do të takohet me kreun e PD­-së, Lulzim Basha në ora 15.00.

Takimi mes tyre do të mbahet në hotel Rogner dhe vjen në një situatë tejet të acaruar politike, kur opozita është prej kohësh jashtë Kuvendit dhe prej 50 ditësh kërkon dorëheqjen e Ramës si kryeministër.

Kujtojmë se më herët Kokëdhima ka zhvilluar takim edhe me kreun e LSI­-së, Ilir Meta, i cili këmbëngul për zgjidhje përmes dialogut dhe është shprehur për një qeveri të Besimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy