Koalicioni i partive të reja, Kume: I vonuar, mund të ishte edhe më i gjerë (VIDEO)

Koalicioni i partive të reja, Kume: I vonuar, mund të ishte edhe më i gjerë (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume e sheh si të vonuar në kohë koalicionin e partive të reja. Në studion e MCN Informacion, ku u diskutua mbi koalicionin mes Nismës Thurje të Endri Shabanit dhe Lëvizje Shqipëria Bëhet, Kume tha se një koalicion i tillë duhej diskutuar më herët dhe duhej të ishte më i gjerë.

Nga aspekti i pastërtisë që përfaqësohen, nuk ke ku t’i kapësh. Nuk kanë pasur pushtet në dorë. Por unë e shoh pak si të vonuar këtë gjë, duke pasur parasysh edhe motorin elektoral që kanë dy partitë e mëdha. Koalicioni duhej të ishte më i gjerë. Sistemi nuk i favorizon partitë e reja. Është e vonuar sepse tashmë dy partitë e mëdha i kanë ndezur motorët. Në këtë periudhë, prezenca e tyre është më dominante dhe më aktive.

Kume shtoi se pavarësisht se forcë e re, “Shqipëria bëhet” ka reflektuar një dinamikë të brendshme të ngjashme me atë të partive tradicionale.

“Shqipëria bëhet” nisi me disa figura që mbështesnin zoti Lapaj. Më pas nuk i pashë më. Më është dukur si një betejë e brendshme, që sjell të njëjtën frymë si ajo e partive tradicionale.

Mund të ketë edhe koalicione të tjera që mund të funksionojnë. Duhet të jenë njerëz me objektiva të përbashkëta. Nisur nga sistemi në Shqipëri, mendoj se nuk do të ishim më realistë po të themi që dy forca që kandidojnë për herë të parë të pretendojnë pushtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy