Presidenti i përbashkët, ambasadori i Kosovës: Kemi flamurin tonë, duhet sistem IBM në dogana (VIDEO)

Presidenti i përbashkët, ambasadori i Kosovës: Kemi flamurin tonë, duhet sistem IBM në dogana (VIDEO)

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini është kundër idesë së Kryeministrit Edi Rama për një “president të përbashkët”. Në një intervistë për "TemA Tv" Ukshini është shprehur se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e saj dhe të dy shtetet kanë synim të përbashkët integrimin në BE.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini nuk pranon të komentojë deklaratat e kryeministrit Edi Rama për President të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një javë më parë në parlamentin e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, Rama hodhi idenë e një presidenti të përbashkët. Ndërkohë këtë të hënë në një intervistë për TemA TV Ambasadori Syl Ukshini u shpreh se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e sajë dhe aspirata e tyre e përbashkët është integrimi në BE.

Ukshini ka folur edhe për shqetësimin e bizneseve në dogana. Ai thotë se Bizneset e Kosovës ankohen për veprimet burokratike. Ai shprehet se dy vendet kanë vullnet politik por se kjo nuk është e mjaftueshme

I pyetur në lidhje me deklaratën e Ministrit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për zërin e Amerikës ku thoshte se Shqipëria e ka bërë punën e sajë dhe se presin nga Kosova e cila është e ndikuar nga interesat e bizneseve Ambasadori ka këtë përgjigje.

Unë pëfaqësoj në radhë të parë interesat e shtetit të Kosovës dhe biznesit të Kosovës dhe nga bisedat që kam pas ata kanë shumë vërejtje që ndoshta Majko nuk i di. Por këtu nuk është momenti që duhet të bëjmë më shumë garë kush ka më shumë të vërejtje.    

Ndërkohë ambasadori shprehet se është e nevojshme vendosja e një sistemi IBM në dogana, por nuk është momenti i duhur për heqjen e kufijve mes dy vendeve.

Ukshini thotë se së shpejti do të organizojnë një forum biznesi ku do të marrin në konsideratë të gjitha ankesat e bizneseve për ti referuar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Intervista e plotë e ambasdorit të Kosovës Sylë Ukshini

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy