Atentati ndaj prokurorit / Rama: Do t’i godasim me ligjin kundër “KÇK”; Basha: Luftë mes bandash në pushtet

Atentati ndaj prokurorit / Rama: Do t’i godasim me ligjin kundër “KÇK”; Basha: Luftë mes bandash në pushtet

Në lidhje me arrestimin e një personi si të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama e quan punë të shkëlqyer zbardhjen nga policia të ngjarjes kriminale, ku sipas tij është i implikuar dhe prokurori Arjan Ndoj 

"Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit" shkruan Rama në Twitter.

Rama paralajmëron se brenda muajit do të ketë ligj special.

"Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë".

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha folur sot lidhur me arrestimit e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë ndodhur pak ditë më parë në Durrës.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se “fatkeqësisht kjo është një luftë e pastër mes bandash në pushtet dhe është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, që do t’i kthejnë qytetarëve dinjitetin të drejtën e votës dhe fuqizojnë duke zgjedhur në parlament dhe qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim”.

“Në funksion të saj është dhe turi që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot por dhe të zgjidhje që duhet të prodhojnë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë dhe arrestimi i sotëm” , tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy