Itali, shqiptarja vdes nga ataku, vajza: Do shpëtonte nëse mjekët nuk do e sorrollatnin dhe ambulanca nuk do te vonohej

Itali, shqiptarja vdes nga ataku, vajza: Do shpëtonte nëse mjekët nuk do e sorrollatnin dhe ambulanca nuk do te vonohej

Një 66 vjeçare shqiptare humbi jetën në urgjencën e spitalit në qytezën Maniago në Itali për shkak të një ataku kardiak. Por vdekjen e nënës së saj vajza Ariana Spiri e ka quajtur vdekje per neglizhence te mjekeve, e cila humbi jeten ne Itali pas nje goditjeje ne zemer.

Sipas mediave italiane, 66-­vjeçarja shqiptare vdiq në spitalin e Maniago në Itali si pasojë e një ataku kardiak, por sipas vajzes, ajo i kishte te gjtha shanset te shpetonte nese mjeket nuk do e sorrollatnin dhe ambulanca nuk do te vonohej.

Me lot ne sy ajo tregon tmerrin qe pa me nenen qe po i ikte nga duart, teksa lutej qe te ndihmohej. Ngjarja ndodhi më 23 dhjetor 2016, kur rreth orës 17:30 Liri Spiri pësoi atak kardiak.

Vajza Ariana akuzon personelin mjekesor se i perzune pasi i thane jane vetem shenja te gripit. “Mami kishte një temperaturë të lartë, por shqetësimi kryesor ishte se ajo kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Une rreth ores 17:00 mora ne telefon urgjencën. Kërkova një mjek të përgjithshëm por ai ishte pushim, për shkak të Krishtlindjeve. Ambulanca erdhi 15 minuta më vonë, por mami im u përkeqësua”, ka thënë Ariana.

Pasi mbërriti në spital, mësoi që mamaja e saj kishte ndërruar jetë. Ariana ka kallezuar mjeket per neglizhence. Gruaja e ndjere la pas burrin e saj dhe tre femijet, Pirron, Ermalin dhe Arianen dhe disa niper e mbesa. 

Ndërsa prokuroria tashmë ka sekuestruar kartelën klinike dhe regjistrimin e telefonatës dhe ka nisur veprimet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy