Kritiku i artit Përparim Kabo në emisionin Bilardo në MCN nuk ka lënë pa komentuar edhe shembjen e Tetarin Kombëtar për të cilin u shpreh se ajo që i erdhi më tepër keq ishte fakti që e trajtuan atë godinë si një ‘lavire’. Ai tha se përpos faktit që vendosën ta prishnin të paktën të kishin ndërtuar katin e nëndheshëm ku të konservohej një pjesë e këtij teatri, një mundësi sipas tij dhe për studentët e artit dramatik që të merrnin pak frymë nga ajo frymë.
Më shumë se shembja më kanë dërrmuar shpirtërisht dy gjëra, e para nëmja, e trajtuan godinën e teatrin si një lavire, si një ambient që vetëm art nuk kishte pasur, si një magazinë. E dyta nëse vendosën ta prishnin duhet të bënin dy gjëra, e para fasada një pjesë e hollit, shandanët, një pjesë e skenës dhe një pjesë e karrigeve në plate, nën tokë siç është në Luvër mund të ndërtohej kati i nëndheshëm ku i gjithë teatri i vjetër i improvizuar, të konservohej atje si një muzeum, por dhe mund të luhej me pak spektatorë.
Madje të gjithë studentët e artit dramatik për të marrë frymë nga ajo frymë duhet të kalonin nga atje. Dhe e fundit për nga radha ajo nuk duhej shembur, ajo mund të rrëzohej si godinë me një ceremoni vlerësuese, me fjalime, me lule. Ne nuk i dimë tani ku janë kostumet e tyre dhe ku janë ato librat e teksteve, thonë se i kanë konservuar uroj me zemër të jetë e vërtetë. Unë teatrin nuk e kam braktisur, jam një qytetar që veja në teatër çdo javë, madje arrita u bëra dhe kritik teatri, arrita që të botoj libra si kritikë teatri dhe kapa dhe ëndrrën sepse arrita të shkruaj dramë dhe ta vë atë në skenë.



