Pranga 5 shqiptarëve në Britani, kultivonin 1 mij bimë kanabis në shtëpi

Pranga 5 shqiptarëve në Britani, kultivonin 1 mij bimë kanabis në shtëpi

Policia angleze ka arrestuar 5 të rinj shqiptarë nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të kanabisit.

Në pranga kanë rënë Endrit Asllani, 24-vjeç, Martin Feuzullau, 19-vjeç, Besmir Plaka, 28-vjeç, Bruno Vishkulli, 19-vjeç dhe Aural Guini, 23-vjeç.

Sipas mediave britanike, shqiptarëve iu zbuluan mbi 1000 bimë kanabisi në një shtëpi të madhe me anekse të shumta.

Të pestë të rinjtë shqiptarë dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Britani, duke ngritur edhe laboratorin e kanabisit.

Media Britanike thotë se policia gjeti qindra bimë kanabisi në shumë dhoma ku po rriteshin, thaheshin dhe përgatiteshin për shpërndarje.

Të akuzuarit nuk pranuan akuzat dhe do të paraqiten para gjykatës serish muajin tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy