Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, në Gjirokastër çeli dyert për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj, tashmë si një objekt tërësisht i rikonstruktuar.
Në përurimin e saj ishin edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama. Ata thanë se shtëpia e shkrimtarit është një destinacion jo vetëm shqiptar por edhe europian.



