
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, drejt një makine në lëvizje në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Nga të dhënat paraprake, raportohet se atentatorët i janë afruar me një makinë, mjetit të vendosur në shënjestër, duke hapur zjarr.
Viktimë dyshohet se është Gilmando Dani 47 vjeç, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
I plagosuri tjetër është Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë makina ku ndodhej viktima dhe i plagosuri rezulton në pronësi të Elvis Kosovës dhe është e blinduar.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e krimit.



