Festim Caushi, një qytetar nga fshati Qafzezë e bashkisë së Kolonjës, ka denoncuar në emisionin Xhadat në lidhje me një shqetësim të banesës së tij, ku ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit 2019.
Ai shprehet se deri më sot nuk ka pasur asnjë mbështetje nga bashkia dhe e vetmja ndihmë prej bashkisë ka qenë një çadër që ua kanë dhënë në atë kohë, pasi institucionet kanë verifikuar se banesa është e pabanueshme.
Ai thotë se në fshat kanë përfituar pothuajse të gjithë rikonstruksion banese, ndërsa ai jo, sepse bashkia i thotë se banesa ku jeton nuk është në pronësi të tij, por në pronësi të babait të tij, i cili ka ndërruar jetë para disa vitesh.
Ai tha se ka edhe një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2001, por atje nuk ka jetuar kurrë, sepse ka jetuar në këtë banesë me prindërit. Festim Caushi thotë se kjo banesë është në gjendje të pabanueshme, ndërsa banesa që ka blerë është akoma më e keqe se kjo e babit, sepse nuk ka jetuar asnjë ditë atje.
Pasi Xhadat panë gjendjen e mjerueshme të z.Festim, takuan edhe një tjetër qytetar në këtë fshat i cili iu tregoi se edhe ai nuk kishte përfituar asgjë nga tërmeti, madje, u shpreh se disa riparime në banesë i ka bërë vetë.
Ai u shpreh se janë dhe disa të tjerë në fshat që nuk kanë përfituar. Zotëria tha se arsyeja e mos rikonstruksionit të banesës, është se banesa është në pronësi të motrës, por motra ka pas qenë larguar në Amerikë para shumë vitesh dhe ka ndërruar jetë atje. Dhe sipas tij, ai ka jetuar këtu në këtë shtëpi gjithmonë.
Për këtë rast denoncimi gazetari Ersid Karaj iu drejtua bashkisë dhe aty takohet me Erion Isain, i cili në fillim këmbëngul dhe shoqëron me duar Ersidin nga shkallët për të bërë kërkesë për informacion. Erion Isai shprehet midis bisedës që rastin e qytetarit nuk e njihte, por më pas atij i tha se ti ke dy banesa, por gazetari i tha se ai nuk jeton tek ajo banesë që ju citoni.
Ai gjithashtu tha se rastet e tërmetit nuk i takojnë bashkisë, por ministrisë së Mbrojtjes, nëse kërkon rikonstruksion nga ana e bashkisë me financat e saj, qytetari duhet të bëjë kërkesë në fillimviti, pra, në janar për ta përfituar. Pretendim të cilin qytetari e hodhi poshtë sepse i tha në sy se ka qenë këtu shumë herë dhe nuk u kishte dhënë zgjidhje.
Pas debatit të fortë, Erion Isai iu drejtua gazetarit se pronari i MCN-së, nuk do të marri asnjë tender nga bashkia.
(Sikur tenderat i cakton Erion Isai dhe jo Agjensia e Prokurimeve Publike, gjë të cilin bie ndesh me abuzimet e tij me tenderat deri në SPAK.)
Gazetari iu drejtua kryetarit Erion Isai, se këtë gjë ju nuk mund ta thoni sepse i bie që edhe ju keni punuar aktor në Portokalli në shërbim pronarit dhe jo për fytyrën dhe imazhin tuaj.
Ky debat mbaron me shmangien e përgjegjësisë së kryetarit ndaj qytetarit, në vend që rastin e tij dhe shumë të tjerëve si ai, t’i trajtonte me seriozitet.



