
Duke folur mbi çështjen “Dako” në MCN Live gazetari Basir Çollaku tha se mungon hermetizimi i SPAK kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme apo delikate.
Çollaku tha se i është dhënë kohë Dakos që të pastrojë çdo lloj prove dhe dokumenti që mund të përdorej kundër ish-kryebashkiakut në gjykatë.
SPAK-u nëse nuk do bëjë edhe punë të kësaj natyre, të cilat jo vetëm janë zhurmuar, por që ka edhe fakte prova dëshmi, atëherë duhet të ulë qepenat. Besoj se trysnia e kallëzimeve, gjurmëve në sistem, një dosje është e pamundur të asgjësohet. Mund ta zvarrisësh mund ta çosh tutje ekzekutimin e vendimeve të masës së sigurisë, masës së arrestit. Një përpjekje për të arrestuar Dakon ka qenë që kur ishte ministër Fatmir Xhafaj për dosjen 339. Ka qenë ndërhyrja e Ramës, dhe ishte pesha elektorale që Dako kishte në Durrës që i duhej Ramës. Ajo që vë re unë te SPAK është ky lloj hermetizimi që mungon për raste delikate, por s’mungon për raste të tjera, çka i ka dhënë kohë Dakos. Edhe nëse ka harruar në mënyrë të shkujdesur diçka që mund të përbëjë provë, dokument dhe nesër përdoret kundër tij, ta pastrojë dhe asgjësojë lirisht. Një javë, 10 ditë. Nuk është radha e parë që ndodhë. Nga ka dalë ky informacion, nga SPAK dhe BKH ka dalë, nuk ka dalë nga ne sepse s’i kemi ne dosjet nëpër duar. Nuk besoj që provat janë gjetur javën e fundit dhe është bindur javën e fundit. Është gati për të shkuar te ajo djegia e afateve. Ka denoncime të tjera në Prokurorinë e Durrësit edhe për Dakon edhe për Sakon, 2020, 2019, kallëzime për ndërtime pallatesh dhe hotelesh që janë nisur paligjshmërisht. Kanë nisur pa leje dhe sot janë me leje”.
Dakon po e çojnë më tepër në qeli për atë që nuk ka bërë se sa për atë që ka bërë, ngjashëm si me Saimir Tahirin që e çuan për shpërdorim detyre, që duhet të kishte shkuar në burg për trafik droge. Përpjekja e SPAK për t’u sforcuar për prodhuar ngjarje, ndërkohë që fabula ka histori më të shumta që duhen ndjekur. Ke në Tiranë në mes të Bllokut u bën pesë kate në mes të ditës pa leje. Kryeministri i vendit ka dalë dhe i ka numëruar pallatet dhe katet pa leje. Pse nuk mban përgjegjësi autoriteti që është kryetari i bashkisë së Tiranës?!
Çollaku ngriti pyetjen se përse nuk hetohet kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Rama për grataçelat pa leje që janë ngritur në Tiranë. Sipas gazetarit ka tre arsye përse Rama kërkon të shmangë vëmendjen përmes çështjes "Dako".
Është groposur antikiteti, është ndërtuar në det, të gjitha janë shkelje dhe në asnjë nga rastet nuk kemi shkuar në ndjekje penale për ish-kryebashkiakun. Të çosh Dakon për këtë vepër në SPAK dhe të lësh Veliajn me një turrë grataçelash, gjysmat pa leje sipas kallëzimit të kryeministrit....Pse mos të hetohet edhe kryeministri?! Ka tre probleme që Rama do të shmangë vëmendjen, e para janë zgjedhjet e 14 majit, ndodhitë, provat dhe faktet e asaj që ka ndodhur nga njerëz të pushtetit dhe krimit të organizuar janë shumë të rënda dhe Rama do t’i ikë kësaj date me urgjence, e dyta që Rama e ka të pamundur t’i shmanget është çështja McGonigal në SHBA, që nuk do të shmanget dot, tjetra është lirimi i Tahirit që ka marrë edhe reagimin e ndërkombëtarëve.



