Vritet me armë zjarri një 46-vjeçar në Dajç të Shkodrës

Vritet me armë zjarri një 46-vjeçar në Dajç të Shkodrës

Një 46-vjeçar është vrarë me armë zjarri pak minuta më parë në njësinë Dajç, të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, viktima është shtetasi Ridvan Ramazani.

Ridvan Ramazani (Hyseni) është vrarë pranë banesës së tij në zonën e Mushanit. Mësohet se Ridvani njihej si “i forti” i fisit Ramazani i cili ishte në konflikt me një tjetër person, Edmir Koçinë. Policia ka ngritur strukturat dhe vijon kontrollet në të gjithë vendin në kërkim të autorit. Sipas uniformave blu, ai është ekzekutuar teksa udhëtonte me makinën e tij tip “BMW”, afër shtëpisë.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Në ndihmë të strukturave të policisë së Shkodrës kanë shkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy