
President i kompanisë ruse të naftës Lukoil, Ravil Maganov, humbi jetën pasi ra nga dritarja në Klinikën Qendrore Spitalore të Moskës, ku ndodhej i shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.
Një lajm i tillë u raportua nga një burim për Interfax.
Maganov ra nga dritarja e dhomës së tij të spitalit dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Maganov, i cili ishte 67 vjeç, kishte punuar për Lukoil, grupi i dytë më i madh rus i naftës, që nga viti 1993, menjëherë pas themelimit të kompanisë.
Në fillim të marsit, bordi i Lukoil bëri thirrje që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Në muajin maj, një ish-menaxher i lartë në Lukoil, Alexander Subbotin, thuhet se vdiq gjithashtu në rrethana të pazakonta.



