Policia bjelloruse duke nisur nga sot është autorizuar të përdorë armë vdekjeprurëse për të shtypur protestat, që zakonisht zhvillohen në fundjavë kundër presidentin Lukashenko, në lidhje me zgjedhjet e gushtit ku ai pretendoi një fitore të madhe, ndërsa ndryshe deklaruan kundërshtarët e tij.
Një zyrtar i qeverisë sipas BBC tha se kjo masë vjen si pasojë e protestave gjithmonë e më radikale dhe të dhunshme.
Ndërkohë ministrat e jashtëm të BE-së të mbledhur në Luksenburg thanë se janë gati për të vendosur sanksione kundër presidentit Aleksander Lukashenko. Sakaq autoritet bjelloruse janë akuzuar për brutalitet dhe torturë me qëllim shtypjen e protestave masive që pasuan në rrugë që pas zgjedhjeve.
Duke iu referuar protestave të së dielës në kryeqytet zëvendës Ministri i Parë i Brendshëm Genadi Kazakevich tha se protestuesit ishin "bërë të organizuar dhe jashtëzakonisht radikalë", ndërsa shtoi se ata tani janë përqëndruar vetëm në Minsk dhe janë pak të përhapura në qytet e tjera.
"Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestat civile. Ne jemi ndeshur jo vetëm me agresorë, por edhe me grupe militantësh, radikalësh, anarkistësh dhe huliganë futbolli,"- tha ai në një deklaratë video. Më tej shtoi:
"Në emër të ministrisë së brendshme, unë them se ne nuk do të largohemi nga rrugët dhe do të garantojmë ligjin në vend. Personeli i zbatimit të ligjit dhe trupat e brendshëm do të përdorin pajisje speciale dhe armë vdekjeprurëse nëse është e nevojshme."



