Me dhjetëra qytetarë trokasin çdo ditë në zyrën e ankesave të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, por shumë pak prej tyre arrijnë të zgjidhin problemet që kanë.
Nga një vëzhgim i TEMA TV pranë këtyre zyrave, banorët akuzojnë institucionin për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbifaturime.



