Rrëmbyesit e avionit në Maltë ishin me armë lodre

Rrëmbyesit e avionit në Maltë ishin me armë lodre

Detaje interesante janë zbuluar nga mediat për rrëmbyesit e avionit në Maltë. Fillimisht ishte vetë kryeministri i vendit Joseph Muscat ai që njoftoi se  lajmin emirë se rrëmbyesit e avionit të kompanisë ajrore të Libisë, janë dorëzuar dhe janë futur në paraburgim.

Por ajo që bie në sy është fakti se autoritetet vendase e kanë kuptuar vonë se armët që kërcënonin dy rrëmbyesit ishin false (lodra).

Ata pak pas uljes së avionit të kompanisë “Afriqiyah Airways”, kanë kërcënuar me eksploziv dhe armë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Por më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet.

Rrëmbyesit raportohet të jenë përkrahës të ish-liderit të Libisë, Muamer Gadafi, por ende nuk dihet cilat janë arsyet e rrëmbimit të avionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy