Irani braktis konferencën e OKB për klimën, protestë për praninë e Izraelit

Irani braktis konferencën e OKB për klimën, protestë për praninë e Izraelit

Delegacioni iranian i kryesuar nga ministri i Energjisë, Ali Akbar Mehrabian, braktisi punën e konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për klimën, COP28, që po zhvillohej në Dubai, në shenjë proteste kundër pranisë së përfaqësuesve izraelitë dhe rifillimit të operacioneve të ushtarëve në Gaza.

Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi iranian Press TV.

“Teherani e konsideron praninë e Izraelit në samit në kundërshtim me objektivat e kësaj konference dhe largohet nga vendi i konferencës në shenjë proteste”, tha ministri.

Mediat iraniane kishin njoftuar se Presidenti Ebrahim Raisi nuk do të merrte pjesë në punën e COP28 për të protestuar kundër ftesës së Emirateve të Bashkuara Arabe për Presidentin izraelit, Isaac Herzog, i pranishëm në samit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy