
Gjykata e Apelit së Shkodrës ka dhënë vendimin ditën e sotme për 11 të arrestuarit nga Kukësit, të cilët gjatë protestës për rrugën e Kombit dogjën kabinën ku bëhej pagesa.
Në vendimin e sotën për 7 nga 11 të arrestuarit, Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin detyrim paraqitje, ndërsa ka lënë në burg 4 të tjerë.
23 kuksianë u vunë në pranga disa javë më parë, ku teksa protestonin për tarifën e rrugës së Kombit, ata dogjën kabinën do të bëhej pagesa për të kaluar në këtë rrugë.
Pas protestës, policia arrestoi ata gjatë natës, ndërsa u sollën në Tiranë për shkaqe sigurie.
12 prej tyre u lanë të lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa për 11 të tjerë vendosi arrest me burg. Por çështja u apelua nga ana tyre, duke bërë që ditën e sotme gjykata e Shkodrës të vendoset lirimin e 7 kuksianëve, ndërsa 4 të tjerë do të qëndrojnë në burg.
U lanë në burg
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës,
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës,
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës
Xhevahir Gashi
Lirohen nen masen e sigurise detyrim me paraqitje
Shpëtim Toda
Shkëlqim Vata
Ervis Ruçi
Rasim Onuzi
Abdi Haziri
Edmond Matmuja
"Ky ishte turp e maskaradë" tha deputeti i PD-së, Bardh Spahia, "Revoltë mbarëpopullore nga Shkodra në Sarandë".
Ndërsa Spaho u shpreh se, "Do vazhdojmë betejën për të liruar edhe 4 kuksianët e tjerë. Ata mbahen në burg padrejtësisht".
Ndërkohë vendimi nuk u prit mirë nga protestuesit e vendosur para gjykatës. Familjarë dhe dhjetra qytetarë ishin mbledhur para Gjykatës së Apelit duke protestuar për lirimin e tyre dhe kanë hedhur kapsolla dhe fishekzjare gjatë dhënies së vendimit nga trupi gjykues për të arrestuarit.



