Shkodra: Të bëhet amnisti gjithëpërfshirëse. Paratë e legalizuara të kanalizohen në dy sektorë

Shkodra: Të bëhet amnisti gjithëpërfshirëse. Paratë e legalizuara të kanalizohen në dy sektorë

Eksperti i Ekonomisë, Arben Shkodra, njëherësh sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, komenton amnistinë fiskale të parave të palegalizuara dhe thotë se nëse i kemi krijuar gjithë instrumentet e situatës ekonomike në vend, duhet të kemi një amnisti totale.

Sipas tij, në këto vite të gjithë kanë gabuar dhe se shteti ka patur një NIPT apo regjistrim dhe ka regjistruar dhe se aty ku nuk ka patur NIPT ku “janë çunat e çuditshëm me para të çuditshme”, kanë vijuar në mënyrë informale.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se nëse do të bëjmë amnisti, le ta bëjmë për të gjithë qytetarët.

Në listën e Tatimeve kemi mbi 140 mijë NIPT-e pasive. Një ekonomi duhet të ketë 10-15% pasivitet. Nuk mund të kemi 150 NIPT-e aktive dhe 140 mijë pasive. Kjo tregon se jemi ekonomi me shumë probleme.

Një person ka thënë se do hapë një dyqan, për shkaqe të ndryshme, mungesës së kulturës, nuk ia ka dalë, e ka kaluar të pezulluar. Mund të ketë detyrime të mbartura.

Ka moral që disa personave që nuk e dimë si i kanë bërë lekët me 7% ti legalizojmë, ai ka punuar në të zezë. Dhe ku fakir fukarai që s’ka ditur të bërë biznes të penalizohet. Ka ardhur koha për amnisti të plotë totale dhe nga 1 janari 2023, të fillojë çdo gjë nga fillimi.

E bazoj në paketën e re fiskale që duhet të fillojë së shpejti. E bazoj te ligji që presim të dali për tatimin mbi pasurinë. Ka mundësi të bësh një amnisti të plotë dhe jo kaq të pjesshme. Këtyre NIPT-eve pasive t’iu shuhen detyrimet dhe të mbyllen.

Vetë amnistia është amorale, e moralshme është të paguash detyrime. Qeveria për të mbledhur ca para e bën duke bërë një veprim amoral. Është si legalizimi i ndërtimeve pa leje.

Amnistia është amorale, por në këto gabime trashanike të qeverive, ia vlen që një herë të kemi një veprim amoral, por gjithëpërfshirës. Sot faturat nuk janë më me shkrim dore por janë elektronike.

Sot ke monitorim shumë të madh nga Autoriteti Kombëtari Pastrimi të Parave. Me që Kryeministri e ka vendosur, atëherë bëje, por të paktën të jetë gjithëpërfshirës ndërkombëtarët janë gjithmonë kundër amnistive, duke thënë se janë pro ligjshmërisë.

Se kanë merak se mund të legalizohen grupe kriminale dhe se ajo pjesë e ekonomisë së zezë kthehet në ekonomi të pastër dhe problemet kthehen në problematikë reale. Këtu prishet konkurrenca.

Sipas tij, nëse do legalizoheni këtë para hidheni në dy sektorë të vështirë, në bujqësi dhe turizëm.

Ai tha se nuk e kanë filluar akoma konsultimin, pasi nuk i kanë thirrur në konsultim, por shtoi se kur të thirren do e bëjnë propozimin edhe me shkrim.

Do shohim emra të cilët kanë një të shkuar emigracioni, nuk kanë penalizime të dukshme në gjykata të shteteve të ndryshme dhe janë të lirë që të legalizojnë çdo para që mund të kenë në territor se para nga jashtë nuk vjen dot.

Legalizim me kanalizim, që do të thotë të mos legalizohen dhe ata të mund të bëjnë çfarë të duan. Por ti kanalizosh në këto dy sektorë, në bujqësi dhe turizëm. Kemi disa shifra të ekonomisë gri, besoj se do ketë një vlerë.

Gjithë kjo që ka shpërthyer në Tiranë, ndërtimet e mëdha, nuk ia gjej dot fizibilitetin që do të thotë a ka para në qarkullim për të blerë. A ka nevojë konsumi?

Nuk besoj se me 3 mijë euro metri katrorë në Tiranë kemi kaq shumë njerëz që me zi presim të blejnë në radhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy