
Tiktokeri belg 45-vjeçar, David Baerten me 165.000 ndjekës, vendosi të sajonte vdekjen e tij, duke organizuar një funeral të rremë, për t’u shfaqur më pas në stilin mbresëlënës “për të parë efektin”. Në fakt, Baerten deklaroi se e ka bërë për të bërë shaka me të dashurit e tij, por edhe për të dhënë një mësim të vogël. Njoftimi për zhdukjen në rrjetet sociale u bë me bashkëpunimin e gruas dhe fëmijëve të tij. Në fakt, një prej vajzave ka postuar një mesazh në profilet e saj në rrjetet sociale që lë të kuptohet ndarjen nga jeta të babait të saj: “U prefsh në paqe babi. Nuk do të pushoj kurrë së menduari për ty. Pse është jeta kaq e padrejtë? Pse ti? Të duhet të bëheshe gjysh dhe e kishe ende gjithë jetën përpara. Të dua! Të duam! Nuk të harrojmë kurrë.” Kjo çoi në përhapjen e lajmit, ndërkohë që u organizu funerali, disa ditë më vonë pranë Lieges. Para fillimit të ceremonisë, kur miqtë dhe familja ishin mbledhur, burri mbërriti me helikopter së bashku me një ekip televiziv, duke u prezantuar: “Mirëmëngjes të gjithëve, mirë se vini në funeralin tim”. Reagimet e të pranishmëve ishin të ndryshme, duke përfshirë ata që u prekën dhe vrapuan për të përqafuar “të vdekurin” dhe të tjerë që u tërbuan me Davidin që bëri një shaka të tillë. Burri më pas u shpjegoni të gjitha arsyet që e shtynë të bënte këtë inskenim. “Ajo që shoh duke ndodhur në familjen time shpesh më lëndon. Unë nuk jam ftuar kurrë në asgjë, askush nuk më sheh, të gjithë jemi ndarë. U ndjeva i pavlerësuar. Prandaj po jap një mësim jete dhe doja të tregoja se nuk duhet të presësh që dikush të vdesë për të shkuar për ta parë”.



