
Afro 5 milionë ukrainas kanë humbur punën e tyre që nga fillimi i pushtimit rus.
Kjo shifër u deklarua nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) duke nënvizuar se nëse armiqësitë do të intensifikoheshin, humbja e vendeve të punës do të rritej në shtatë milionë.
Nëse luftimet do të ndaleshin menjëherë, do të ketë një një rimëkëmbje të shpejtë, me kthimin e 3.4 milionë vendeve të punës.
Kjo do të reduktonte humbjet e vendeve të punës në 8.9 për qind, shton organizata e Kombeve të Bashkuara.
Nga 4.8 milionë njerëz që humbën punën, 1.2 milionë janë refugjatë që kanë ikur në vendet fqinje dhe 3.6 milionë janë të papunë që kanë mbetur në Ukrainë.



