Deklarata e fortë e Hashim Thaçit: Jap dorëheqje nëse nuk votohet Ushtria e Kosovës

Deklarata e fortë e Hashim Thaçit: Jap dorëheqje nëse nuk votohet Ushtria e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ushtria e Kosovës, do të bëhet dhe për këtë nuk ka kthim prapa dhe kjo në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Thaçi në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se nëse nuk votohet në Kuvend ushtria, do të jap dorëheqje nga pozita e presidentit.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin”, ka thënë Thaçi.

“Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, ka thënë Thaçi ndër të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy