Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, duke u shprehur se me “Berishën s’kemi punë”. Ndër të tjera Rama tha se nëse Berisha zgjidhet kryetar i selisë blu do ndërpriten marrëdhëniet me PD-në.
Do përfundoni më keq, se më dalin fjalët. Ata që u zgjodhën nuk e dinit që do përfundonit kështu, sepse do kishin bërë zgjedhje tjetër. Dy gjëra të jenë të qarta, me Saliun s’kemi punë, Saliu për ne është i vdekur, politikisht dhe institucionalisht. Biologjikisht i urojmë jetë gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë ne mos nga ngatërroni. Ne nuk e zgjedhim kush e drejton grupin tuaj parlamentar dhe PD-në. Nëse ju do bëni zgjedhje që të drejtoheni nga një i vdekur, ne do ndërpresim çdo marrëdhënie me PD-në”
Kemi ngritur një përfaqësi për të komunikuar më të gjitha pjesët e Kuvendit, në radhë të parë kemi parasysh grupet parlamentare. Do ta bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të detyruar, por sepse këta jemi ne. Kjo është ADN-ja e PS”.
Rama u shpreh se qëllimi i PS-së nuk është të zgjedhë një President nga grupi parlamentar socialist.



