Interpelanca për ASA-n, Zhupa: Bëtë VKM për të plotësuar dëshirat politike të Gjinushit! Kushi: Nuk bëhet fjalë për zhdukje

Interpelanca për ASA-n, Zhupa: Bëtë VKM për të plotësuar dëshirat politike të Gjinushit! Kushi: Nuk bëhet fjalë për zhdukje

Deputetja Ina Zhupa e cila kishte kërkuar një interpelancë me ministren Kushi për mbylljen e ASA deklaroi nga foltorja e Kuvendit se u bë një VKM për të plotësuar dëshirat politike të kreut të ASH, Skënder Gjinushit.

Bëtë VKM për të plotësuar dëshirat politike të Gjinushit. Bëtë VKM për të mbyllur ASA-n dhe për ta kthyer në vasale të ASH. Është njësoj sikur Akademia e Rendit të thotë dua të shkrihet Akademia e Arteve se kam një projekt për jetën artistike në burgje. Ky ishte justifikimi që kishte Gjinushi meqë kishte projektin e historisë. Justifikimi tjetër është që aty lindën dhe aty mund të kthehen. Albanologjia ka lindur më shpejt se ASH.

Ministrja e Arsimit deklaroi se nuk bëhet fjalë për zhdukej apo shkrirje të Akademisë por për riorganizim sipas ligjit.

Nuk po bëhet fjalë as për zhdukje, as shkrirje. Vendimi parashikon riorganizimin të Akademisë Albanologjike. Kam vlerësim për ata studiues dhe pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të ASH. Në 55 anëtarë të ASH, gati gjysma janë punonjësit aktual të ASA. Institutet kanë qenë pjesë të ASH deri në 2007 kur u mor vendimi. Në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar të riorganizohet në përputhje me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy