I preu fytin vajzës 7-vjeçare, gruaja shqiptare shpallet e pafajshme

I preu fytin vajzës 7-vjeçare, gruaja shqiptare shpallet e pafajshme

Eltiona Skana, 30-vjeçarja shqiptare e akuzuar se i preu fytin me thikë një vajze 7-vjeçare, është shpallur e pafajshme nga gjykata e Boltonit në Angli. Shtetasja shqiptare arriti të fitonte pafajësinë edhe pse ka deklaruar para grupit hetimor se e kishte kryer atë veprim.

Pafajësia ndaj saj, u shpall bazuar mbi përgjegjësinë e minimizuar, për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Ndërkohë, kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në Queen’s Park në Bolton, më 22 mars të këtij viti, kur vogëlushja Emily Jones, e cila po luante me një scooter po i thërriste nënës së saj, Sarah Barnes. Kjo e fundit ishte duke bërë joga aty pranë, ndërkohë që vajza kishte dalë me të atin, Mark Jones. Kur Emily ishte duke vrapuar drejt nënës, kaloi pranë stolit ku ishte ulur Skana. Kjo e fundit e fundit u ngrit papritur, e mbërtheu vajzën dhe i preu fytin.

Trupa gjyqësore dëgjoi se Skana, e cila ka shkuar në Angli bashkë me familjen më 2014, ka një histori sëmundjesh mendore. Më 2017, ajo kishte goditur me thikë nënën, ndërsa në një incident tjetër edhe motrën e saj dhe kishte qenë tri herë e shtruar në psikiatri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy