Mania e të rinjve për jetë luksoze në internet/ Vilajti: Po ndërtojnë të ardhmen mbi gënjeshtra

Mania e të rinjve për jetë luksoze në internet/ Vilajti: Po ndërtojnë të ardhmen mbi gënjeshtra

Mania e të rinjve për tu dukur në rrjete sociale me një jetë luksoze me makina të shtrenjta, veshje të shtrenjta e tufa parash, duket se po tejkalon masat.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nisur nga kjo pastori Paulin Vilajeti thotë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se të rinjtë e sotëm në masë po ndërtojnë një jetë mbi gënjeshtra, që nesër kur nuk do ti kenë ato lukse do të bëjnë cdo të keqe për ti arritur.

Gjëra të tilla janë një gënjeshtër shumë e madhe për shkak se jeta e një njeriu nuk varet dhe vlera e tij nuk varet se çfarë ka vendosur në dorë, në qafë dhe se çfarë makine nget.

Pra, ko është një gënjeshtër e madhe që çon edhe të rinj të tjerë drejt një mentaliteti shumë të gabuat që pastaj provojnë rrugë nga më të paimagjinueshme që pastaj nuk arrijnë të kenë. Unë mendoj se një ndër problemet janë prindërit se duke menduar se duhet ti japin fëmiut të tyre sa më shumë se vet kemi vuajtur, mundohen të japin diçka që nuk ju përket.

Unë mendoj se vajzat dhe djemtë të cilët bëjnë një jetë të tillë nuk u përket ajo që përdorin.

Pastor Vilajeti thotë se roli edukues i shoqërisë duhet të jetë më i madh në këtë prizëm.

Por ajo që unë e besoj që duhet të merret shoqëria seriozisht që është se kjo gjë i ndërton të ardhmen të rinjve mbi në gënjeshtër të madhe që pastaj kur ata ngrihen nga kjo ëndërr thjeshtë zhgënjehen në mënyrë të paimagjinueshme edhe pastaj pastaj kalojnë në depresion, jetë të dhunshme e cikla bëhet e padurueshme për këta të cilët duna më shumë sesa kanë, pra është diçka qe nuk duhet të ekzistoj.

Sipas pastorit, edhe dora e shtetit duhet të ndërhyj në ndalimin e të rinjve të cilët ngasin këto makina pa kontroll.

Një gjë që është me rendësi është se shteti, Policia rrugore, duhet urgjent të merret nëse këta të rinj ngasin makina që nuk i përkasin, të marrin dhe të kontrollojnë dokumentacionin se sa janë të siguruar apo jo.

Në asnjë vend perëndimor ti nuk guxon të hipësh në një makinë ku emri jot nuk është i vendosur në siguracion, ky patenta jote nuk e lejon atë kubik makine. Pra, unë mendoj se dhe shteti duhet të vendos dorë dhe të ndërhyj këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy