
Para se të mbyllë punimet, Kuvendi ka miratuar ngritjen e komisionit parlamentar “Ad Hoc”, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik. 12 anëtarët e këtij komisioni kanë një javë kohë për të përzgjedhur anëtarët zëvendësues në komisionet e Vettingut.
Përbërja e Komisionit Ad Hock
Mazhoranca:
1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare
Opozita:
1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar




