"Homeland Justice" nxjerr të dhënat e kreut të SHISH Helidon Bendo

"Homeland Justice" nxjerr të dhënat e kreut të SHISH Helidon Bendo

Faqja e hakerave iranianë "Homeland Justice", ka publikuar sot të dhënat e kreut të SHISH Helidon Bendo.

Në dokumentet e rrjetit të hakerave, jepen të dhëna mbi familjen e Bendos, por edhe hyrje-daljet e tij, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore.

Materiali prej 10 faqesh përmban pasaportat, fotot, kartat ID, automjetet dhe levizjet TIMS.

Hakerat kanë paralajmëruar zbulime të vazhdueshme për sa kohë nuk frenohet ai që ata e konsiderojnë aktivitet terrorist të anëtarëve të MEK-ut.

“Nëse doni të mbani një Shqipëri të sigurt, i jepni fund jetës së garnizonit të banorëve të Durrësit dhe jepini kënaqësinë e të jetuarit të një jete urbane”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e tyre.

Kujtojmë që më 19 shtator një publikim i ngjashëm do të bëhej për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano. 

Helidon Bendo ndodhet ende në një trajnim në SHBA, duke e lënë SHISH-in pa një drejtues, në një kohë kur roli i këtij institucioni duhej të ishte parësor. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy