
Një raport i Qëndresës Qytetare për shpenzimet e universiteteve shtetërore ka dalë në konkluzionin se pjesa më e madhe e fondeve shkojnë për roja, rinovim të godinave, shpërblime, honorar etj., ndërsa pjesa më e madhe e nevojave të studentëve nuk përmbushen. Në studion e MCN Economy, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare tha se shpërndarja e fondeve bëhet pa asnjë transparencë.
Rektorati është futur me 200 mijë euro në rinovim. Këto nëse bëhen në mungesë të Transparencës është më e vështirë të ushtrohet presion. Jemi në kushtet e kriminalizimit të dijes. Universitetet janë më pak të sigurta kur nuk tregojnë. Pra ne kemi të bëjmë me vendosjen e dijes në duart e njerëzve që nuk kanë lidhje me këtë botë. Harxhohen 50 mijë euro për komunikim, por nuk shkon asnjë minutë në telefonat e studentëve.
VKM detyron universitetet të bëjnë transparencë te U-Transparenca. Këtë faqe nuk mund ta aksesosh. Pra secili ka të drejtë të hedhe dyshime se këto para nuk kanë shkuar për komunitetin e studentëve.
Sipas tij, mungesës së transparencës nga ana e institucioneve i shtohet mungesa e kontrollit nga institucionet që e kanë tagrin për ta bërë këtë.
Pra, pesë veta që ligji ua ka dhënë mundësinë që të vendosin e ti bëjnë këto para rrush e kumbulla. Blihen printera e fotokopje dhe studentët printojnë me pagesë në biznese private.
Institucionet janë apatike. Karrigia e Ministrisë së Arsimit mbetet bosh gjithmonë në tryezat tona. Pedagogët te ne komunikojnë shumë por nuk bëjnë të njëjtën gjë brenda auditorëve. Me ta gjejmë bashkëpunim në nivel informal. Mendoj që fati ynë më i keq është korruptimi i shpirtit të pedagogut. Një pedagog që kërkon leje nga universiteti se bën edhe 2-3 punë të tjera hesht. Ky korruptim e bën të pamundur. Aktualisht, një pedagog paguhet rreth 800 mijë lekë vjetra. Në universitetet private pedagogut i çekohet hyrja dhe dalja.
Është e qartë që këto para nuk kanë shkuar te studentët. Senatet dhe bordet duhet të bëjnë facr-checking, Ministria e Arsimit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Shpenzimet po kanalizohen në disa zëra si të thuash futuristë. 200 mijë euro digjitalizim database.



