Ndërprerjet e energjisë elektrike në Tiranë kanë ardhur kryesisht nga dëmtimi që I kanë bërë rrjetit firma të ndryshme që kryejnë punime, pa marrë më parë lejë nga OSHEE. Klevis Jahaj, sqaron se janë 9 raste të palëve të treta që e kanë dëmtuar rrjetin. Sipas tij do të ngrihet një grup i përbashkët me Bashkinë për të rakorduan veprimet, para se firmat të bëjnë punime.



