Deputetja socialiste njëherësh inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo, më e vjetra në parlament, aktualisht 82 vjeçe, vijon të jetë plotësisht aktive ndau në emisionin “Zgjohu me MCN” eksperiencën e saj.
Ajo tha se të punosh 58 vjet pa ndërprerje në fushën e inxhinierisë, patjetër që një gjurmë e lë.
Ajo foli për tërmetin kur dhe u bë popullore, duke treguar se tërmeti është një fenomen natyror, një e keqe padiskutim, por që nuk e kemi në dorë dhe as nuk e parashikojmë dot me saktësi.
Njeriu duhet të jetë i përgatitur që ta dijë se ne jetojmë në një pozicion gjeografik që do ketë vazhdimisht lëkundje, të vogla, mesatare dhe më rrallë edhe të mëdha.
Se kur lëvizin pllakat kemi tërmete. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen që fëmijë se ne jetojmë në një pozicion të tillë gjeografik, që ky fenomen do na shqetësojë gjithë jetën.
Ne mund të mbrohemi në një farë mase nga ky fenomen. Me magnitudë 8 rihter, inxhinierët kanë mundësi të marrin masa, ku njerëzit që jetojnë, të marrin masa që godina nuk do i zërë.
Mbas tërmetit u vunë disa rregulla më të forta, edhe pse fusha e ndërtimit, ka qenë ndër fushat më të forta.
Kishte disa ligje të caktuara që nuk guxonte njeri që t’i shkelte, se po ti shkelje kishe masa ligjore shumë të forta.
Me projektime merreshin ata që kishin specialistë më të mirë. Kalonin në disa instanca dhe kudo që të kishte gabim, kapej dhe rregullohej.
Por pas viteve '90-të e kanë kuptuar lirinë pa rregulla, por nuk ka liri pa rregulla.
Një periudhë kur nuk ka pasur fare kontroll, që ishte amulli e plotë ato ndërtime duhet të ishin verifikuar.
Ato që janë ndërtuar para 1990 janë bërë brenda rregullave. Pas tërmetit të 2019, qeveria mori masa shumë të shpejta dhe u morën masa antisizmike,
Në vijim tha se politika është tjetër gjë, ndërsa teknika i ka rregullat të përcaktuara, edhe pse ka 60 vite që punon aktivisht.
Bozo shprehu si shqetësimin se tregu i inxhinierisë është akoma i parregulluar, por se ai do rregullohet tamam, kur të miratohet Urdhri i Inxhinierit.
Kur të rregullohet ky tregu, kur në treg të dalin profesionistë, ata mbajnë përgjegjësi ligjore.
Kur mbarova gjimnazin kisha dy dëshira të mëdha, fizikën e kam dashur shumë, inxhinieria ka shumë fizik.
Mua më doli arkitektura kur unë nuk dija të vizatoja një kokërr mollë. Fillova arkitekturën në Moskë, më pas u ktheva këtu se u prishën marrëdhëniet dhe vazhdova inxhinierinë.
Inxhinieria më e bukur është inxhinier gjeoteknik, se në çdo punë do i dalin 1 mijë pse.
Dy janë profesionet më të vështira në të gjithë botën, inxhinieria dhe mjekësia.
Politika është tjetër fushë, muajt e parë mu desh të ambientohesha, isha mësuar shumë strikte me të gjitha gjërat.
Në politikë e thua kështu, pastaj e ndryshon sipas situatave. Por rëndësi ka që politika të ketë disa orientime të sakta.
Kam kontakte pafundësisht me njerëzit por nuk merrem fare me rrjetet sociale se më duket humbje kohe dhe jo gjithmonë të japin energji pozitive.
Kishte që më thoshin pse e le këtë fushë. Unë nuk u futa vetë në politikë, mua më ftuan që shkova. Madje u habita kur më votuan kaq shumë.
Përveçse më përshëndesnin, njerëzit më thoshin njerëz si ty duhet në politikë. E diskutova me fëmijët e mi nuk pati kundërshtim, plus që pati një vlerësim nga Kryeministri Edi Rama.
U futa me dy qëllime që të japë kontribut aq sa mund të japë, pastaj puna tjetër është e juristëve.
U futa me dy qëllime, së pari për 1/3 e popullsisë që ishin pensionistët, kisha 45 vjet punë të pandërprerë në universitet dhe pensionin e kam 24 mijë lekë, pavarësisht punës dhe kontributin tim.
Ky problem ishte deri në 2014, kur u bë reforma e pensioneve, kur pensionet u dhanë sipas viteve të punës.
Diskutimin e parë në seancën parlamentare, e kam bërë për pensionistët.
Bozo ndau historinë e jetës me bashkëshortin, për të cilin tha se kanë bërë një jetë që rrallë e kanë bërë çiftet, me harmoninë dhe mirëkuptimin dhe se 20 vitet e fundit, para se të ndahej nga jeta i shoqi, arrinin që të mendonin të njëjtën gjë në të njëjtën kohë.
Ndër të tjera rrëfeu se i shoqi iku shumë shpejt, brenda një muaji, për shkak të një sëmundje që agravoi dhe se ai ishte “tërmeti” shpirtëror i saj.



