SPAK kërkoi rikthimin në burg, Apeli i Posaçëm lë në "arrest shtëpie" Vangjush Dakon (VIDEO)

SPAK kërkoi rikthimin në burg, Apeli i Posaçëm lë në "arrest shtëpie" Vangjush Dakon (VIDEO)

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së sot ka refuzuar sot t’i heqë masën e sigurisë “arrest shtëpie” Vangjush Dakos, si dhe ka rrëzuar kërkesën e SPAK që ish-kryebashkiaku i Durrësit të kthehet në qeli. 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije

Ishin dy kërkesa për zëvendësimin e një mase sigurie të ish-kryebashkiakut të Durrësit, z.Vangjush Dako, ai nëpërmjet mbrojtjes së tij me argumentin që janë tejkaluar afatet e caktimit të një mase sigurie, do duhet të rrëzohet “arresti në shtëpi”.  Prokurori Sotir Kllapi kërkoi që ai të rikthehej sërish në qeli. Të dyja kërkesat janë rrëzuar. Është pranuar vetëm verdikti i Gjykatës së Shkallës së Parë që tre javë më parë vendosi që Vangjush Dako të kalojë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, dhe do duhet të komunikojë me patrullën e policisë për raste emergjente. Dako akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ sa i përket procedurave të prokurimit në bashkinë e Durrësit, drejtuar prej tij disa vite më parë, në një tra mbrojtës prej betoni në bregdet dhe për legalizimin e 4 katëve që vet bashkia e Durrësit i kishte konstatuar pa leje në zonën e Golemit. Prokuroria e Posaçme është në pritje të akt-ekspertimit nga ekspertët e pavarur, një kërkesë kjo e kërkuar nga gjykata, për të argumentuar dëmin ekonomik dhe përgjegjësinë penale të z.Dako. Z.Dako s’ka qenë vet i pranishëm, është përfaqësuar nga avokatët. Prokuroria e Posaçme s’ka dhënë informacione nëse ka procedime të tjera ndaj z.Dako. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë të tjera akuza".

              NJOFTIMI 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 08.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 74 akti, datë 29.03.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe apelin kundërshtues të personit nën hetim V.D., ndaj vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy