Detaje nga “Zjarr dhe tërbim”, libri që ka vënë në siklet Shtëpinë e Bardhë

Detaje nga “Zjarr dhe tërbim”, libri që ka vënë në siklet Shtëpinë e Bardhë

Në SHBA po bën bujë libri “Zjarr dhe tërbim”, i gazetarit Michael Wolff, i cili rrëfen presidencën e Donald Trump-it që prej marrjes së detyrës si kreu i Shtëpisë së Bardhë. Në libër, autori citon pjesëtarë të administratës së presidentit Trump, të cilët vënë në diskutim stabilitetin e tij mendor, si edhe komente të ish-shefit të strategjive, Steve Banon.

Trump dhe Shtëpia e Bardhë e kanë kërcënuar Banon-in se do të nisin aksionin ligjor ndaj tij, autorit të librit dhe botuesit. Kjo bëri që ata të përshpejtonin publikimin e librit, duke e nxjerrë atë në library katër ditë para datës së parashikuar. Libri po shitet me shpejtësi në formatin print dhe atë elektronik. Në ditët e para të publikimit, ai ishte në krye të listës së artikujve të porositur paraprakisht në gjigantin e shitjeve online, “Amazon”.

Po cilat janë disa nga episodet që përshkruhen në libër dhe që e kanë vënë në siklet presidentin Trump? Ja disa prej pasazheve të përzgjedhura nga “Huffington Post”:

Trump i ka thënë ish-shefit të “Fox News”, Roger Ailes, se dhëndri i tij, Jared Kushner, do të merrej me zgjidhjen e çështjes “Russiagate”. Sipas autorit të librit, Ailes e ka paralajmëruar Trump-in për “materiale potencialisht të dëmshme” që mund të dalin në dritë në lidhje me lidhjet mes fushatës së tij dhe zyrtarëve rusë.

“Menjëherë pas zgjedhjes, miku i tij Ailes i tha me urgjencë: “Duhet të zgjidhësh punën e Rusisë”. Edhe pasi u largua nga “Fox News”, ai e mbajti rrjetin e tij të inteligjencës. Ai e paralajmëroi Trump-in lidhur me materiale që do të zbuloheshin dhe do ta dëmtonin. “Duhet ta marrësh seriozisht këtë Donald”, i tha ai. “Jared po merret me këtë. Është e zgjidhur”, citohet Trump.

Në një moment tjetër, Steve Banon i thotë këshilltarit të Trump-it për politikat, Stephen Miller, të përdorë internetin ndërsa hartonte urdhrin e famshëm kundër emigrantëve. Libri e përshkruan me nuanca negative Millerin, ideator i pjesës më të madhe të platformës Trump dhe në mënyrë të veçantë i retorikës kundër emigrantëve. Aty thuhet se pavarësisht kësaj, Miller nuk merr vesh shumë nga politika apo çështjet ushtarake. Banon thuhet se e udhëzoi të kërkonte në internet për të mësuar më shumë dhe për t’u përpjekur të hartojë urdhrin ekzekutiv që më pas e lëshoi administrata Trump.

Vajza e Trumpit, Ivanka, u ka rrëfyer shoqeve sekretin e flokëve të babait. “Ajo ka folur me një ironi të lehtë për të atin dhe të paktën në një intervistë televizive ka bërë shaka me krehjen e tij. “Ajo shpesh e ka përshkruar modelin e flokëve të të atit ndërsa fliste me shoqet, si një krehje e rregullt që fiksohet me llak. Ngjyra vjen nga një produk që quhet “Just for Men”. Sa më gjatë të rrijë në flokë, aq më e errët bëhet. Padurimi i Trump në përdorimin e këtij produkti ka çuar në flokë bjondë në portokalli”.

Trump ka një arsyetim konspirativ kur është fjala për konsumimin e produkteve “McDonald”. “Ai ka pasur prej vitesh frikën se mund të helmohet dhe kjo është arsyeja pse preferon të hajë ushqimet e “McDonald”. Askush nuk e di kur mund të shkojë të hajë dhe ushqimi është i sgurt sepse është bërë më përpara”.  

Trump vdes të shohë televizor, pavarësisht se thotë të kundërtën. Ai është shprehur se nuk ka kohë t’i hedhë sytë televizorit, pasi është gjithmonë duke lexuar dokumente, por libri sugjeron të kundërtën. Aty thuhet se Trump ka 3 televizorë dhomën e gjumit në Shtëpinë e Bardhë dhe vështirë se mund ta shohësh ndonjëherë me një dokument në dorë.

“Trump nuk lexonte. Madje, nuk prek letër me dorë. Nëse është e printuar, për të nuk ekziston. Disa besojnë se ai është njeri jo fort i aftë në leximin dhe kuptimin e materialeve. Madje në lidhje me këtë ka pasur hamendësime se ai lexon vetëm titujt ku përmendet emri i tij dhe faqet e thashethemeve. Disa mendojnë se ai është dislektik, pasi aftësia e tij për të kuptuar atë që lexon është e kufizuar. Të tjerë thonë se ai nuk ka pse lexon dhe kjo është një nga atributet kryesore si populist. Ai sheh vetëm televizor”. 

Banon i ka thënë autorit të librit se “Trump është një njeri që e ka urryer gjithnjë shkollën dhe nuk do të fillojë ta pëlqejë tani”. 

Trump nuk ka interes ta shfuqizojë reformën “Obamacare” në sistemin shëndetësor. Ai është njeri plot me fobi dhe njëherë ka gënjyer për indeksin e masës trupore, që të mos konsiderohej si obez. “Trump-it nuk i intereson shfuqizimi i ligjit “Obamacare”. Një burrë 70 vjeç dhe mbi peshë me disa fobi fizike si ai i konsideron kujdesin shëndetësor dhe trajtimet mjekësore si temë të papëlqyeshme. Për të, detajet e ligjit të kundërshtuar nga administrata e vet janë të mërzitshme. Ai nis të shpërqendrohet që në fjalët e para të diskutimit mbi politikat shëndetësore”.

Në libër, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, një nga mbrojtëset më besnike të Trumpit, përmendet për një bisedë jashtë funksionit të saj. “Privatisht, ajo e konsideron Trump-in një figurë të ekzagjeruar lodhëse, ose nëse ti e thua këtë në një bisedë, ajo e miraton. Ajo e ka ilustruar këtë koment me një sërë shprehjesh fytyre. Por në bisedat formale, për të Trump është gjithnjë besimtar, mbrojtës dhe njeri i gjendshëm”.

Bannon thotë se djali i Trump, Donald Jr., është takuar me agjentë rusë dhe i ka sugjeruar të atit të takohet me ta në të njëjtën ditë. “Edhe nëse mendoni se ky takim nuk ishte tradhti apo një gjest antipatriotik, menjëherë duhej lajmëruar FBI-ja”, thotë Bannon.

 Presidenca e Trump-it mund të mbarojë me shkarkimin e tij, thotë ai. “Ka 33.3% shanse që hetimi “Mueller” të çojë në shkarkimin e presidentit dhe 33.3% shanse që ai të japë dorëheqjen, ndoshta kjo për shkak të kërcënimit nga kabineti për aktin e Amendamentit të 25-të (me të cilin kabineti mund ta shkarkojë presidentin në rast të konstatimit të paaftësisë së tij për të drejtuar). Por ka edhe 33.3% shanse që ai ta çojë deri në fund mandatin”, thotë ish-këshilltari Steve Bannon.

Por Bannon është i sigurt për një gjë tjetër: Trump nuk mund t’ia dalë të mbajë presidencën për tetë vjet. “Nuk do t’ia dalë. Ai ka humbur shumë”, thotë ai në libër.      / Huffington Post / Përgatiti: Gazmira Sokoli /   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy