Rusia e ka shpallur Freedom House një “organizatë të padëshirueshme”.
Në raportin e saj të 2024, Freedom House e cilësoi Rusinë si vend të “pasigurt”, duke vlerësuar atë me vetëm 13 pikë nga 100 të mundshme për Lirinë Globale.
“Që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë në shkurt 2022, autoritetet kanë intensifikuar kufizimet mbi të drejtat dhe liritë individuale”, thuhej në deklaratën e Freedom House.
Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë tha në Telegram se Freedom House ishte e përfshirë në diskreditimin e ushtrisë ruse.
Përfshirja në listën e organizatave të padëshirueshme nënkupton që Freedom House nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.



