Përhapet me shpejtësi Omicron në Bosnje

Përhapet me shpejtësi Omicron në Bosnje

Omicron po vijon të përhapet me shpejtësi dhe të rrisë numrin e infektimeve në shumë vende.

Bosnje Hercegovina ka regjistruar dhjetë rastet e para me variantin e ri të koronavirusit.

Goran Çerkez, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Federatën boshnjake e kroate të Bosnjës, tha se rastet u konstatuan pas testimeve të kryera nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Omicroni veçse ka qenë duke qarkulluar në Bosnje dhe se në muajt e ardhshëm do të shndërrohet në variant dominues”, tha Çerkez për Reuters.

Bosnja nuk ka Ministri kombëtare të Shëndetësisë, por 13 qeveritë rajonale kanë ministritë përkatëse, të cilat kanë statistikat e tyre lidhur me pandeminë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm rreth 30% e popullsisë së Bosnjës është vaksinuar kundër koronavirusit. Në raportime paralajmërohet që shumë shpejt vendi mund të jetë i “sunduar” nga varianti i ri duke qenë se është më ngjitës.

Kujtojmë se Omicron ka shënuar rekord rastesh në disa vende, mes tyre Greqia, Britania e Franca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy