Po trafikonin me kamionë 120 shqiptarë dhe turq, shkatërrohet banda në Britani

Po trafikonin me kamionë 120 shqiptarë dhe turq, shkatërrohet banda në Britani

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në jug të Uellsit, ndërsa një tjetër në Londër, pasi akuzohen si pjesë e një bande që trafikonin emigrantë të jashtligjshëm nga Shqipëria dhe Turqia drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas BBC, Zyra Qendrore për Emigracionin dhe ekipet e policisë e zhvilluan operacionin e tyre këtë të enjte.

Një 32-vjeçar dhe një grua 66 vjeç, u arrestuan në një banesë në Risca, qarku Caerphilly, ndërsa një 27-vjeçar u ndalua në Peckham, Southwark.

Ata dyshohen se janë pjesë e një bande përgjegjëse për tentativën e trafikimit të rreth 120 shqiptarëve dhe turqve.

Banda, sipas autoriteteve britanike, dyshohet se e ka ushtruar aktivitetin kriminal mes muajit Mars dhe Nëntor të këtij viti. Ata përdornin ndarje sekrete në kamionë, për të fshehur emigrantët.

Dave Fairclough, nga Ekipi Penal dhe Financiar i Ekipit të Imigracionit, tha: “Ky hetim synon një rrjet të organizuar të dyshuar për mbikëqyrjen e përpjekjeve për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”.

Trafikimi  i njerëzve është një tregti e ligë, e cila i trajton individët e pambrojtur pak më mirë se mallrat”.

“Hetimet tona për këtë grup të dyshuar të krimit të organizuar do të vazhdojnë me provat që kemi marrë sot”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy