
Kryedemokrati Sali Berisha akuzon qeverinë për shifrat e larta të largimit të të rinjve duke thënë se synimi i Ramës është dobësimi i fuqisë protestuese. Ai premtoi krijimin e një elite dhe kthimin e ekselentëve për të kontribuar në Shqipëri, ndersa përsëriti akuzat për korrupsion ndaj ambasadorit britanik në Shqipëri.



