Zëvendëskryeministrja serbe: Nuk kemi zgjidhje ideale për Kosovën

Zëvendëskryeministrja serbe: Nuk kemi zgjidhje ideale për Kosovën

Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç po e cilëson si shumë të vështirë arritjen e një zgjidhje përfundimtare me Kosovën.

Madje ajo sot tha se Serbia gjendet në një pozitë të vështirë për çështjen me Kosovën dhe një zgjidhje siç e quan ajo “ideale” është e pamundur të arrihet, shkruajnë mediat serbe.

Kjo nuk është një kohë e lehtë për Serbinë kur flitet për çështjen e Kosovës, për këtë nuk kemi zgjidhje ideale, por gjithsesi duhet të shohim për të ardhmen e qytetarëve tanë”, deklaroi Mihajloviç.

Sipas saj, nëse Serbia dëshiron që të përparojë në rrugën e sajë drejti zhvillimit të shtetit, duhet të zgjidhë gjërat për të cilat është sipas saj nuk është fajtore.

Nga ana tjetër, një takim mes presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të mbahet më 18 korrik, ditë e mërkurë, në Bruksel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy