Për herë të parë që prej vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesit. Nga niveli maksimal prej 3.25%, norma bazë u ul në 3%. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë se kjo i jep mundësi ekonomisë të rivitalizohet.

Banka e Shqipërisë, normën e interesit nuk e rrit për qejf. Është një frenë për ekonominë, pra do të ketë pasoja. Të tilla masa merren në raste inflacioni të zgjeruar. Në këtë rast, qëllimi është të frenohet ekonomia përmes kreditimit të saj dhe me këtë logjikë shkohet deri te mbajtja nën kontroll e rritjes së çmimeve.

BSH, masat që ndërmerr në rastet e inflacionit të lartë, tenton që aty ku sheh hapësirë ta korrektojë. BSH ka parë që nuk ka presion mbi çmimet, nuk risqe për rritje, duket se inflacioni ka rënë dhe BSH e ka parë të arsyeshme që ne të kthejmë në kuota të normale normën bazë të interesit. Pra mbyllim dyert sa të kalojë stuhia dhe pasi kalon hapim edhe dritaret.

Norma e interesit orienton kahun e ekonomisë. Sa herë ulet norma e interesit, kredia është më e lirë. Pra ka më shumë oksigjen për ekonominë. Kjo do të reflektojë në ekonominë e vendit. Pas gjysmës së dytë të vitit do të rivitalizohet ekonomia. Do të ketë projekte me ambicioze, më vizionare. Sipërmarrësit do të jenë më të prirur për të hyrë në biznes. E gjithë kjo është një zhvillim për ekonominë.

Soko theksoi se në mungesë të ndikimit të faktorëve të jashtëm, kjo masë do të gjenerojë zsgjerim të ekonomisë.

Krizë sistemike nuk do të ketë. Jemi para një momenti që do të gjenerojë ekspansion ekonomik. Por duhen pasur parasysh faktorët e jashtëm.

Soko u ndal te sektori i ndërtimit, i cili sipas tij, gjeneron paranë e pistë. Ndalja automatike e këtij sektori, sipas Sokos, do të sillte dëme që do të çonin në trazira sociale.

Problem është sektori i ndërtimit. Shkaku pse është rritur ky sektor është risku i vërtetë.

Leku shqiptar është sot i mbivlerësuar në mënyrë të padrejtë. Duke u bazuar te ekonomia e bardhë e vendit, leku do të duhej të ruante të njëjtin nivel që ka pasur para 10 vjetësh. Pra, një euro -140 lekë.

Duket se sektori i ndërtimit është shkëputur nga realiteti natyror. Ne ndërtojmë apartamente që aty të banojnë njerëz. Por tani nuk po ndodh kështu. Ne kemi sot 40% të apartamenteve pa njerëz. Por duket se është kthyer në parking parash të pista. E gjithë kjo, përveçse ka prekur ndërtimin, ka deformuar kursin e këmbimit të monedhës. Për shkak të këtyre, një pjesë të mirë të inflacionit dhe deflacionit ia dedikojmë kursit të këmbimit. Kjo ka bërë që çmimet e mallrave të importit të mos e transmetojnë të plotë efektin e inflacionit. Por kjo bën që ekonomia jonë të jetë dizenjuar në një trajtë që nuk është reale. Kursi nuk është real, mallrat do të duhej të kushtonin shumë më shumë. Mund të duket sikur kemi fituar, por paraja e pistë nuk qëndron përgjithmonë. Vjen një moment që ndërpritet. Nëse ndalon sot e dini çfarë ndodh. Inflacioni i importit do të shkojë në 40%, i kombinuar 25 %. E dini çfarë do të thotë?’97-a. Përplasje sociale!