Mjeku Edmond Gashi, që është nën hetim pasi dyshohet se dërgonte pacientët me kancer nga Onkologjiku tek klinika e tij private “Megis”, është paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat, Gashi tha: “Unë bëj vetëm punën time”, duke mos komentuar më shumë.
Në biseda telefonike të zbardhura ai kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë jo etike duke thënë: "Vari l*sht".
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit.



