
“Vagonët e një treni mallrash u nxorën nga shinat në rajonin rus të Volgogradit për shkak të ndërhyrjes së personave të paautorizuar”, njoftoi hekurudha Volga, cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
“Pas ndërhyrjes së personave të paautorizuar në funksionimin e transportit hekurudhor në stacionin e Kotlubanit, vagonët e një treni mallrash kanë dalë nga shinat. Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar. Aktualisht trafiku hekurudhor në zonë është i pezulluar dhe pritet një vonesë në trenat e pasagjerëve”, lexohet në një deklaratë.
Natyra e aksidentit është duke u hetuar, shtojnë autoritetet lokale.



