Volkswagen dhe Ford bashkojnë forcat për makinat e së ardhmes

Volkswagen dhe Ford bashkojnë forcat për makinat e së ardhmes

Vokswagen dhe Ford vijojnë të bashkohen. Dy kompanitë e prodhimit të automjeteve do të ndajnë teknologjitë për prodhimin e makinave elektrike dhe atyre autonome. Gjermania Vokswagen, grupi i parë në botë për shitjen e makinave dhe prodhuesi amerikan do të mbeten të pavarura në aspekte të tjera, por do të bashkëpunojnë ngushtë në makinat moderne.

Dy menaxherët e përgjithshëm, ai i Ford, Jim Hackett, dhe ai i Volkswagen Group, Herbert Diess, e bënë të ditur këtë lajm në një konferencë të përbashkët në Nju Jork, jo shumë larg Wall Street-it, pak para hapjes së negociatave. Aksionet e Ford kanë pësuar një rritje prej 2.1% duke e shtyrë tregun amerikan të bursës drejt rekordeve të reja. Ndërsa në Frankfurt Volkswagen fitoi 2.5% menjëherë pas prezantimit.  

Ford investoi 2 miliardë para disa vjetësh në kompaninë start-up Argo AI, që tani vlerësohet në shtatë miliardë dollarë dhe që është çelësi i hulumtimeve teknologjike të kompanisë  në lidhje me makinat elektrike dhe ato autonome. Volkswagen do të investojë 2.6 miliardë dollarë në Argo, me 1 miliardë dollarë në financim të drejtpërdrejtë dhe 1.6 miliardë për të bashkuarish-kompaninë start up në SHBA, me njësinë e saj në Monako, e cila do të bëhet selia evropiane e Argo-s. Kur të funksionojë plotësisht, dy kompanitë e kombinuara në platformën teknologjike Argo Sds do të kenë një forcë të tillë në terma kërkimorë që do të jetë e barabartë me 700 inxhinierë të trajnuar, 70% e të cilëve me gradën prof.dr.

Teknologjia e drejtimit autonom është eksperimentuar nga Ford në 4 qytete amerikane. ndërkohë, Ford ndan teknologjinë për drejtimin e asistuar. Ford, i cili ka qenë pak mbrapa me makinat elektrike, falë platformës që parashikon Volkswagen do të lançojë katër modele të reja në Europë, përfshirë edhe një Mustang elektrik.

Dy kompanitë do të bashkojnë forcat për investimet e larta që kërkohen për inovacion në dy fushat që po revolucionarizojnë makinat.

Megjithatë, ato nuk janë të parat që e bëjnë këtë lëvizje.  General Motors po zhvillon automjete nën asistencën e Hondës, duke investuar 2.7 miliardë në start-up in e quajtur Cruise, që vlerësohet në 19 miliardë pas raundit të fundit të financimit të nisur në maj, siç raporton GM.

Dy gjermanet, Daimler Mercedes dhe BMW bashkuan gjithashtu forcat për për të zhvilluar makina pa shofer dhe shërbime të tjera të lëvizjes nëpërmjet smartfonëve.

Waymo, degë e kompanisë Alphfabet (Google), po punon me prodhues të ndryshëm, duke përfshirë Fiat Chrysler Automobiles, Renault me aleatin japonez Nissan. Sipas vlerësimeve të AlixPartners, sektori global i automobilëve do të investojë rreth 45 miliardë dollarë për zhvillimin e sistemeve të reja të drejtimit të makinave deri në vitin 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy