Një sulm terrorist është regjistruar sot në Turqi, ku për pasojë disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Duke iu referuar mediave turke, gazetari Sebastian Zonja raporton për “Mcn Informacion” se bëhet fjalë për një shpërthim, dhe persona të armatosur që kanë hapur zjarr.
Bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm sigurie, selinë e aviacionit. Presidenti Erdogan s’është i pranishëm në vend, por ndodhet në Kazan, në një Samit të BRICS-it.



