Vendoret, PD hap procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 9 majit

Vendoret, PD hap procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 9 majit

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

 

Kryedemokrati Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë firmosur udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat për propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkish.

 

Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së dhe do të përfshijë jo vetëm anëtarësinë dhe strukturat e partisë, por edhe mbështetësit, simpatizantët, shoqërinë civile, akademikët, profesionistët dhe komunitetet lokale.

 

Sipas udhëzimit, kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral e profesional, reputacion të pacenuar, arsim të lartë dhe angazhim të dëshmuar në jetën publike, si dhe kontribute në PD ose në kauza qytetare.

 

Vlerësimi i kandidaturave do të kryhet nga një Komision i Seleksionimit me pesë anëtarë, i cili do t’i rekomandojë Kryesisë së PD-së emrat që plotësojnë kriteret.

 

Ndërkohë, deputetët e PD-së dhe kryetarët aktualë të bashkive konsiderohen automatikisht të kualifikuar për fazat e mëtejshme.

 

Kandidatët mund të propozohen nga strukturat ose të vetëpropozohen, ndërsa dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë sekretariatit përkatës të PD-së.

 

Afati përfundimtar për mbledhjen e propozimeve është 30 nëntori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy