Ministrja Xhaçka: Ushtria merr kontrollin e Aeroportit të Rinasit (VIDEO)

Ministrja Xhaçka: Ushtria merr kontrollin e Aeroportit të Rinasit (VIDEO)

Batalioni Special i Forcave të Armatosura dhe efektivë të policisë ushtarake do të kontrollojnë perimetrin e aeroportit të Rinasit. E gjithë kjo, pas grabitjes spektakolare që ndodhi dje. Kjo duket se ka “mobilizuar forcat ushtarake të vendit, të cilat sipas vendimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tashmë do të jenë në kontroll të plotë nga ushtria në tërë Aeroportin e Rinasit.

Më tutje Ministrja është kujdesur që të shpërndajë mesazhin e bërë publik më parë nga kolegu i saj Sandër Lleshaj, që faji kryesor bie mbi koncensionarin kinez dhe kompaninë përgjegjëse për ruajtjen fizike të aeroportit të vetën në Shqipëri. Sipas saj, mekanizmat e sigurisë kanë dështuar tërësisht: 

Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte sigurisht një ngjarje e rëndë. I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë. Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncensionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht. Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil”, deklaroi Xhaçka.

Ajo theksoi se do ketë përgjegjësi penale. “Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shume e rëndë e legjislacionit shqiptar, për të cilën, shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale të jenë konkrete. Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente, sepse ne nuk mund të lejojmë të cënohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit.
"Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit ‘Nënë Tereza’ të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

Xhaçka tha se kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve. 

“Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit. Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë”, u shpreh Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy